Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u është përgjigjur mbrëmjen e së enjtes në “Opinion” akuzave të Taulant Ballës, sipas të cilit, sot ka 3 deputetë të PD me vëllezër të arrestuar.

“Sot ke 3 deputetë të PD me vëllezër të arrestuar, madje njëri prej tyre ende në burg në një vend të BE”

, tha Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla, një natë më parë në “Opinion”.

“Unë nuk kam dijeni për deputetë të PD, por në qoftë se ka emra faktet t’i bëjë publike, siç i bëjmë ne publike

”, tha Basha.

Ndërsa në lidhje me fotot e deputetëve demokratë dhe të vetë Bashës me persona me precedentë penalë, kryetari i opozitës tha se politikanët takojnë shumë njerëz, por nuk udhëtojnë jashtë vendit me ta si Taulant Balla.

“Mos prit që unë të bëj ciceronin me foto që ta sjell ai (Balla) këtu ty. Po të dalim në rrugë dhe bëjmë një ecje 500 metra në qendër të Tiranës, shanset janë që të takojmë 10-15 njerëz, prej të cilëve mund të ketë që kërkojnë të bëjnë foto me mua, me ty, me njerëzit publikë. Nuk mund të krahasohet kjo kurrë me 57 udhëtime në TIMS me një trafikant të dënuar që pastaj e marrin dhe e përdorin, siç përdorën atë djalin e Rrahman Rrajes që tha: do ta shohë Basha në votime.”

Më tej, Basha tha se Balla ka zëvendësuar Tahirin si pikë e kontaktit të Ramës me botën e krimit.

Taulanti ka zëvendësuar Saimir Tahirin. Tahiri ka qenë pika e kontaktit të Edi Ramës me botën kriminale, përveç kontakteve që mbante vetë drejtpërdrejtë. Ka pasur Saimir Tahirin, është detyruar të bëjë sikur largon Saimir Tahirin dhe kontaktet tani i mban Taulant Balla. Kjo është arsyeja pse Taulant Balla del kudo.”/tvklan.al