Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mblidhet të mërkurën për t’i dhënë mandatin e deputetit 3 kandidatëve nga listat shumë emërore të Elbasanit, Shkodrës dhe Vlorës.
Ish-aleati i Lulzim Bashës, Adriatik Alimadhi, kreu i partisë Balli Kombëtar, i renditur i 3 në listat e demokratëve në qarkun e Vlorës është një nga 3 deputetët e rinj që do t’i shtohet radhëve të opozitës në parlament, pasi të bëjë betimin në seancën e të enjtës. Ai do të marrë mandatin e Agron Shehajt.
Ndërsa mandatin e demokratit tjetër Edmond Spahos në Elbasan pritet ta marrë Arben Elezi. Ambra Borova pritet të ulet në parlament në vendin e deputetit të LSI-së në qarkun e Shkodrës, Agron Çela.
Tv Klan