Prej shumë kohësh, konsumi i qumështit është këshilluar nga mjekët dhe nutricionistët për të rritur sasinë e kalciumit dhe për të mbajtur kockat e forta.

Por shkencëtarët sugjerojnë se në fakt, qumështi luan një rol shumë të vogël në forcimin e kockave dhe mund të dyfishojë rrezikun e vdekjeve të parakohëshme.

Një studim ku u vëzhguan 61 mijë femra dhe 45 mijë meshkuj për 20 vjet doli në konkluzionin se ata që kishin konsumuar shumë qumësht nuk kishin zvogëlim të kockave të thyera.

Madje tek femrat, qumështi lidhej me rritje të shansit për të pësuar fraktura të kockave.

Sipas të përditshmes britanike “Telegraph”, ata që konsumonin 3 gota ose më shumë (680 ml) qumësht në ditë, kishin dy herë më shumë gjasa për të vdekur para kohe, në krahasim me ata që pinin më pak se 1 gotë.

Konsumi i qumështit është sugjeruar gjithnjë për ata që kanë mungesë të kanciumit, pasi ky i fundit është i nevojshëm për kockat, por tashmë shkencëtarët besojnë se yndyra tek qumështi bën që efekti pozitiv i kalciumit të mos jetë më i tillë, duke shkaktuar inflamacion dhe duke rritur rrezikun për t’u prekur nga sulmet në zemër.

Megjithatë, produkte të tjera të bulmetit si djathi apo kosi, sipas ekspertëve kanë efekte pozitive, duke ulur rrezikun e vdekjeve të parakohëshme dhe duke mbajtur kockat e shëndetshme./tvklan.al