132 raste të reja dhe 3 jetë të humbura

Fillimi i javës ka nisur me shtim të numrit të të infektuarve me Covid-19. Janë 132 raste të reja të zbuluara me koronavirus, 31 prej të cilave në kryeqytet, ndërsa harta e vendeve që kanë të infektuar të rinj është zgjeruar.

“31 raste në Tiranë, 15 në Elbasan, 12 në Durrës, 10 në Fier, nga 7 raste në Lezhë, Pogradec, nga 5 raste në Shkodër, Korçë, Mirditë, Berat, nga 4 raste në Lushnje, Përmet, Bulqizë, nga 3 raste në Tropojë, Gjirokastër, Patos, nga 2 raste në Fushë-Arrëz, Kolonjë, nga 1 rast në Has, Vlorë, Librazhd, Kamëz, Ura-Vajgurore.”

3 persona në moshë mesatare kanë humbur jetën nga Covid-19.

“Një 58 vjeçare nga Tirana, një 63 vjeçar nga Lushnja, një 66 vjeçar nga Fieri, me sëmundje bashkëshoqëruese.”

Kapacitetet e dy spitaleve Covid janë drejt maksimizimit, 185 pacientë, por trajtohen në këto qendra.

“Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 185 pacientë, 16 në terapi intensive nga të cilët vetëm 4 pacientë janë të intubuar.”

Edhe Drejtorja e Institutit të Shëndetit Publik, Silva Bino ka rezultuar pozitive me Covid-19. Ajo është shtruar dhe po merr trajtim të specializuar në Spitalin Infektiv.

Tv Klan