3 humbje jete dhe 428 raste të reja me Covid



3 humbje jete dhe 428 raste të reja me Covid

17:18 16/10/2021

Rritet numri i personave të shtruar në spitale

Kanë pësuar një ulje të ndjeshme humbjet e jetës nga koronavorusi në vendin tonë gjatë kësaj të shtune. Ministria e Shëndetësisë raportoi se betejën me koronaviorusin nuk arritën ta fitojnë: një qytetar nga Berati 66 vjeç, një qytetar nga Tirana 74 vjeç dhe një qytetar nga Vlora 88 vjeç, duke e çuar në 2,810 numrin total të fataliteteve që prej nisjes së pandemisë.

Ndërkohë që numri I pacientëve në spitale këtë të shtunës është rritur sërish. Sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë aktualisht në spital po marrin trajtim 158 pacientë nga 146 qe ishin të premten. Rritje ka pësuar edhe numri I pacientëve në gjendje të rëndë, teksa raportohet se 23 persona janë me frymëmarrje të drejtuar.

Situata e përhapjes së virusit mbetet e qëndrueshme erdhe për 24 orët e fundit. Autoritetet shëndetësore raportuan se janë kryer 3,549 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 428 qytetarë.

Tirana ka sërish numrin më të lartë të infektimeve me 171 raste të reja dhe pas saj renditen Kamza me 46 raste, Fieri me 30, Durrësi me 17, Lushnja me 12, ndërsa bashkitë e tjera kanë një numër më të vogël infektimesh.

Tv Klan








Të ngjashme