3 viktima në 24 orët e fundit

Kanë mbetur të larta infektimet ditore me koronavirus edhe gjatë 24 orëshit të fundit. Ministria e Shëndetësisë raportoi se nga 4 499 testime të kryera janë evidentuar 655 raste të reja me Covid-19. Tirana vijon të mbetet vatra kryesore e përhapjes së virusit me 247 raste ditore dhe pas saj vijnë Durrësi me 46 raste, Vlora me 39, Fieri me 35 dhe Lushnja me 29 raste.

Numri i viktimave nga Covid-19 në vendin tonë ka shkuar në 1 233, pasi 3 qytetarë nga Kavaja, Elbasani dhe Shkodra nuk e fituan dot betejën me virusin në 24 orëshin e fundit.

Një rritje të lehtë kanë pësuar numri i personave që kanë nevojë për trajtim spitalor. Aktualisht në 4 spitalet Covid gjenden 273 pacientë, 28 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.

Në 24 orët e fundit e fituan luftën me virusin 356 qytetarë, ndërsa në gjithë vendin mbeten mbi 24 400 raste aktive me Covid-19.

Tv Klan