Google do të fshijë mijëra llogari jo aktive në Gmail duke filluar nga muaji i ardhshëm.

Përdoruesit që nuk kanë hyrë në llogarinë e tyre prej të paktën 2 vitesh, do të humbasin email-et dhe gjithçka tjetër të lidhur me të, përfshirë fotot dhe videot.

Politika e re e sigurisë u njoftua në muajin Maj dhe tashmë Google po dërgon njoftime të shumta te përdoruesit që rrezikojnë humbjen e llogarisë. Procesi i fshirjes së tyre nis më 1 Dhjetor.

Një nga përfaqësuesit e Google është shprehur se kjo “limiton kohën që platforma ruan informacionin tuaj personal”.

Llogaritë e papërdorura janë më të lehta për t’u hakeruar sepse kanë më pak gjasa të kenë të aktivizuar mbrojtjen e dyfishtë, përdorin fjalëkalime  të vjetra që mund të kenë rënë pre e cenimit të sigurisë dhe të gjenden në “rrjetin e errët”.

Nëse një haker arrin të përdorë një llogari jo aktive, mund të hyjë në llogari të tjera dhe të shpërndajë viruse./tvklan.al