3 kryebashkiakë të denoncuar, Shehaj: Po verifikojmë edhe 8 raste të tjera

Posta

3 kryebashkiakë të denoncuar, Shehaj: Po verifikojmë edhe 8 raste të tjera

23:51 17/09/2019

Pas denoncimit të 3 kryebashkiakëve se kanë gënjyer në formularët e tyre të dekriminalizmit, Partia Demokratike paralajmëron se po verifikon edhe 8 emra të tjerë.

Deri më tani Partia Demokratike ka denoncuar kryetarin e zgjedhur të bashkisë së Shkodrës, Valdrin Pjetri, i cili u dorëhoq, si dhe kryetarin e bashkisë së Vorës, Agim Kajmaku dhe kryetarin e bashkisë së Vaut të Dejës, Mark Babani.

Blendi Fevziu: Meqenëse rasti i Babanit është i treti dhe është deklaruar nga PD se ka edhe shumë të tjerë. Keni informacion?

Agron Shehaj: Jemi duke parë edhe 8 raste të tjera.

Blendi Fevziu: Nga i merrni vesh këto raste?

Agron Shehaj: I marrim vesh, na shkruajnë vetë. Na thonë vetë.

Blendi Fevziu: Kush?

Agron Shehaj: Është e çuditshme se ne i marrim vesh dhe PS nuk i merr vesh, e janë edhe në pushtet. Vijnë njerëzit vetë. Shkruajnë, se e dinë shumë mirë njerëzit se me çfarë janë marrë këta. /tvklan.al


Reklama
Grupi
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
Grupi
UKT