Sulmohet nga tre të maskuar, i marrin paratë nën kërcënimin e armëve

Tre persona të armatosur dhe maskuar gjatë rreth orës 02:00 të kësaj të diele kanë hyrë dhe kanë grabitur me dhunë një çift bashkëshortësh.

Ngjarja ndodhi në një banesë në afërsi të spitalit të Peqinit. Policia konfirmoi se personi i grabitur është një kambist i identifikuar nga policia me inicialet B. T, 67 vjeç.

Autorët sipas burimeve të policisë kanë hyrë gjatë natës në banesën e familjes së kambistit në Peqin dhe pasi kanë dhunuar këtë të fundit dhe bashkëshorten e tij.

Agresorët kanë arritur t’iu marrin edhe një sasi të konsiderueshme parash. Policia ka nisur hetimet lidhur me ngjarjen, duke marrë dëshmitë e kambistit bashkëshortes etj. Ende nuk ka persona të dyshuar nga policia lidhur me këtë ngjarje.

Tv Klan