Një 65-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës, pasi akuzohet se është tutori i një gruaje, që e përdorte si prostitutë. Në pranga ka përfunduar Namik Cukaj, i dënuar më parë për prostitucion.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga policia në rrugën “Shyqyri Ishmi”, në një banesë e cila ishte përshtatur dhe kthyer në bazë prostitucioni, është gjetur e mbyllur në një dhomë 40-vjeçarja M.C.

Nga hetimet rezulton se 40-vjeçarja, shfrytëzohej për qëllime prostitucioni pa dëshirën e saj dhe nën presion. I moshuari ushtronte dhunë fizike ndaj saj për një periudhë kohore prej 1 muaj.

65-vjeçari i bënte presion dhe i çonte klientë në këmbim të marrëdhënieve seksuale, kundrejt pagesës prej 3 mijë lekë të rinj. /tvklan.al