3 mijë pemë mbillen përgjatë lumit të Lanës

Posta

3 mijë pemë mbillen përgjatë lumit të Lanës

15:06 21/10/2019

Veliaj: Projekteve të Tiranës do t’i shkojmë deri në fund

3 mijë pemë të vendosura përgjatë lumit të Lanës,  kanë çelur sezonin e mbjelljeve nga bashkia e Tiranës, e cila synon një rekord të ri këtë vit.

E nisim nga Njësia 3, me një super-projekt, për ta kthyer Lanën në një park linear, njësoj si me pjesën tjetër të lumit, Lanën e vjetër. Kjo është Lana e re, nga Materniteti i Ri dhe mbaron në Shkozë, një projekt si çdo projekt i bukur në Shqipëri që kontestohet, që ka debate. Janë 3 mijë të parat e një rekordi prej 150 mijë pemësh që duam të thyejmë këtë sezon, për t’u siguruar që kur e filluam procesin e mbjelljes së pemëve, deri në fund të këtij sezoni, të kemi kapur 500.000 pemë.”

Duke u ndalur tek projekti për lumin e Lanës, Veliaj deklaroi se ky projekt do të jetë po aq i suksesshëm sa edhe pjesa e parë e tij, ndërsa shtoi se çdo projekti do t’i shkohet deri në fund.

Dua t’i garantoj të gjithë qytetarët se projekteve do t’i shkojmë deri në fund. Do të vazhdojmë shumë shpejt me Astirin, me përfundimin e Unazës dhe segmentin në Shkozë, lidhja me Unazën e Madhe që është gjithashtu një nyjë shumë e rëndësishme. Pastaj, do të vazhdojmë në Tufinë, edhe përgjatë bregut të Lumit.”

Ai siguroi se çdo banor që preket nga projektet zhvilluese nuk do të mbetet pa banesë apo ndihmë nga ana e bashkisë.

Tv Klan


Reklama
Grupi
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
Grupi
UKT