Rritja e rasteve sipas ekspertëve ka ardhur pasi vendi nuk ka ashpërsuar masat anti-Covid 19

Gjermania vijon që të shënojë shifra rekord nga Covid-19. Që nga përhapja e pandemisë vendi ka regjistruar 3 milion raste me koronavirus.

Sipas të dhënave nga Instituti Gjerman Robert Koch në 24 orët e fundit, u regjistruan 13,245, ndërsa shkalla e incidencës kombëtare në 7 ditët e fundit ishte 1364 për 100.000 banorë. Vendi evropian me mbi 83 milionë banorë ka raportuar gati 78,964vdekje nga koronavirus deri më tani.

Rritja e të infektuarve sipas ekspertëve i atribuohet mos marrjes së masave të duhura sikurse kanë bërë vendet e tjera europiane.

Shumë lande nuk kane ndjekur politikë të njëjtë ndaj Covid-19, dhe një pjesë e madhe e tyre e kanë lënë pandeminë të përhapet në gjendje të lirë. Një pjesë e madhe e shkollave dhe dyqaneve janë hapur ku testimi është bërë i detyrueshëm.

Ndërkaq në periudhën e fundit, autoritetet shëndetësore paralajmëruan se spitalet mund të mbingarkohen nëse nuk merren masa më të ashpra kombëtare për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Në rang europian, sa i përket infektimeve, Gjermania renditet e gjashta pas Francës, Rusisë, Mbretërisë së Bashkuar, Italisë dhe Spanjës.

Tv Klan