Situatë problematike në Indi më mbi 200 mijë infektime ditore në

Koronavirusi theu këtë të Premte një tjetër kufi të errët prej 3 milionë viktimash në shkallë globale. Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se 1/3 e totalit është shënuar mes 55 vendeve të rajonit të Europës dhe Euroazisë.

Zyrtarët e kësaj organizate shprehen se shifrat janë një kambanë alarmi që tregon se Covid-19 është ende tepër agresiv dhe fundi i pandemisë është larg.

Ritmet më të larta të përhapjes, për momentin i ka India që nuk po resht së prekuri shifra infektimesh ditore të paarritura asnjëherë më parë gjatë pandemisë. Mbi 215 mijë raste ditore është shifra e lartë më e fundit. Kulmin po e arrijnë edhe shifrat e të vdekurve.

Në situatë të vështirë me ritmet e përhapjes është edhe Turqia, ku infektimet ditore vazhdojnë të jenë në nivelet më të larta të gjithë pandemisë. Franca vazhdon të ketë infektimet më të larta ditore në kontinentin europian, ku situata megjithatë duket nën kontroll, pas rekordeve të javëve të fundit.

Tv Klan