3 muaj pa paga, infermerierët në protestë në Kosovë




3 muaj pa paga, infermerierët në protestë në Kosovë

19:00 25/05/2022

Dy kërkesat: Pagat dhe vazhdimi i kontratave

Kanë tre muaj që nuk kanë marrë asnjë pagë, pavarësisht se puna dhe angazhimi i tyre ka qenë i vazhdueshëm.

Stafi mbështetës shëndetësor ka protestuar sot para godinës të Ministrisë së Shëndetësisë, nga ku kanë kërkuar që të plotësohen kërkesat e tyre e që janë: Pagat si dhe vazhdimet e kontratave.

Ata që nga politika e shoqëria u cilësuan si “heronjtë e pandemisë” kanë paralajmëruar ikjen prej Kosovës.

Dek.Qëndresa Berisha, infermiere tjetër nga stafi mbështetës shëndetësor, theksoi se shkaku i problemeve me kontrata dhe paga është detyruar që të nënshkruajë kontratë pune në Gjermani.

Ish-ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj ka kërkuar që të paguhet sa më parë stafi mbështetës shëndetësor.

Tv Klan













Të ngjashme