Një 52-vjeçar në fshatin Gjormë të Kurbinit është arrestuar nga policia pasi u kap i armatosur.

I arrestuari me iniciale B.H. kishte dalë nga burgu 3 muaj më parë, pasi kishte vuajtur dënimin e dhënë në vitin 2013 për drogë dhe armëmbajtje pa leje.

Policia u njoftua për 52-vjeçarin që qarkullonte me kallashnikov dhe menjëherë u vu në lëvizje. Ai u arrestua në flagrancë dhe ju sekuestrua kallashnikovi me 28 fishekë luftarakë.

Ndërsa gjatë kontrollit në banesën e tij, uniformat blu sekuestruan edhe një tjetër kallashnikov me 30 fishekë si dhe 355 fishekë të tjerë luftarakë. /tvklan.al