Gjykata e posaçme e apelit lë në fuqi vendimin për kardiokirurgun

Për rreth një orë e 30 minuta mjeku i njohur Edvin Prifti ka qëndruar në sallën e gjyqit në Gjykatën e Posaçme të Apelit për të kërkuar heqjen e masës së sigurisë “pezullim nga detyra”. Gjatë zhvillimit të seancës ai ka kërkuar që të sqarohet edhe fakti nëse masa e sigurimit vlen vetëm për ushtrimin e detyrës së tij si kardiokirurg në QSUT apo edhe për punën e tij si pedagog në një universitet.

Duhet theksuar se vetë mjeku i njohur kishte kërkuar që t’i hiqej masa e sigurisë për të ushtuar profesionin në mënyrë që të vishte bluzën e bardhë por kërkesa e tij është rrëzuar nga gjykata. Gjithashtu për punën e tij si pedagog trupa gjykues ka vendosur që të shprehet në vendimin e arsyetuar, por pa dhënë më tepër detaje.

Shefi i kardiokirurgjis në QSUT, ra në rrjetën e përgjimeve të SPAK, në kohën kur hetuesin ishin vënë në ndjekje të ish-gjyqtarës së Krujës Enkeleda Hoxha. Emir i tij u përmend nga sekretarja e gjykatës së Krujës Manulela Mallakucci e cila po i tregonte kushërirës së saj se i kishte dhënë 2 mijë Euro Edvin Prifti në mënyrë që t’i operonte mamanë pa radhë. Mjekut të njohur  gjatë kontrollit të banesës dhe zyrës së tij të punës ju gjetën rreth 500 milion Lekë.

Ai ka pretenduar se i kishte përfituar nga shitja e një prone e cila ishte në emër të bashkëshortes. Gjykata e posaçme kishte vendosur me herë sekuestro preventin për 177 mijë Euro dhe rreth 51 milion e 500 mijë Lekë të cilat ishin në emër të ish-shefit të kardiokirurgjisë. Edvin Prifti akuzohet për korrupsion dhe pastrim parash.

Klan News