Ngjyrat në përgjithësi, por veçanërisht ato në hapësirën tonë personale, kanë një ndikim të drejtpërdrejtë në psikologjinë tonë dhe në gjendjen e humorit.

Sidomos kur bëhet fjalë për vendet ku kalojmë pjesën më të madhe të ditës. Prandaj, duhet të sigurohemi që të ngjyra në mure dhe e mobilieve të ndikojë pozitivisht në gjendjen tonë dhe të na ndihmojë që të qetësohemi dhe të largojmë stresin.

Por cilat janë këto ngjyra?!

Blu e errët- Kjo ngjyrë zakonisht ndihmon në qetësim dhe relaksim. Mund ta kombinoni me mobilie me ngjyra të lehta për ta bërë dhomën jo shumë të errët.

Bezha e hapur- Kjo ngjyrë ndriçon hapësirën dhe eliminon stresin, dhe nëse vetë mobilet kanë të njëjtën ngjyrë, hapësira do të bëhet më e ngrohtë.

Rozë e lehtë– Shkarkon stresin dhe i jep dhomës një ndjesi freskie. /tvklan.al