Sot në emisonin “Rudina” në Tv Klan ishte e ftuar blogerja shumë e dashur për vajzat Anxhelia Kotorri, e cila së fundmi është bërë nënë. Ajo ndau me ne eksperiencën e saj si një mama me kohë të plotë dhe një influencuese mjaft e lidhur me ndjekësit e saj. Kotorri tregoi se është aq përkushtuar me punën e saj saqë edhe në maternitet ishte e përgatitur në bazë të produkteve që do të reklamonte.

Anxhelina Kotorri: Valixhja ime e maternitetit ishte e mbushur plot me produkte të mirë përzgjedhura nga ana ime, por gjithashtu duhej forma e bashkëpunimit që duhej të bëja tag produktet për të këshilluar ndjekësit e mi. Që nga valixhja që mund t’i gjenin, mënyrën sesi mund ta rregullonin.

Isha e përfshirë në blog. Lindjen e pata lindje Cezariane kështu m’u dha mundësia dhe për ta planifikuar për shkak dhe se gjinekologia mendoi një gjë të tillë në situatën që isha. Dhe çdo gjë u planifikua saqë mora telefonin me vete ia lashë mamisë te salla, “ të lutem më kap një video, më kap një foto, dua ta kem si kujtim për ta ndarë me ndjekësit e mi”.

Sepse Blogu im tashmë është kthyer jo vetëm në një blog mode, por ndaj çdo moment, çdo sekond të jetës sime dhe njerëzit ishin shumë kuriozë për të ditur emocionet, si shkoi. 3 orë pas operimit duhej të isha në kontakt me ndjekësit e mi. Sigurisht kisha bebin pranë dhe aty hodha foton e parë, dorën e Damianit në Instagram./tvklan.al