Përfaqësuesit e opozitës serbe përplasje në Zveçan

Vazhdojnë të jenë të bllokuara për qarkullim tri pikat kufirate që lidhin Kosovën dhe Serbinë.

Pikat kufitare në Merdare dhe Jarinjë janë të bllokuar për kamionë dhe autobusë, ndërsa mund të kalojnë veturat private. Ndërsa në Brnjak nuk lejohen as veturat.

Ministria e Jashtme e Kosovës ka orintuar qytetarët që të përdorin për qarkullim pikën kufitare të Dheut të Bardhë, në afërsi të Kamenicës.

Protesutesit serb në pjesën e shtetit të Serbisë kanë bllokuar rrugët që të shpien në këto pika kufitare si kundërpërgjigje ndaj siç kanë thënë ndalimit të Prishtinës për hyrjen e kamionëve serbë me mallra nga Serbia në Kosovë.

Ndërkohë protestat po vazhdojnë në komunat veriore të Kosovës për të 26-ën ditë me radhë kundër prezencës së pjesëtarëve të Policisë së Kosovës dhe kryetarëve shqiptarë në veri.

Derisa protestuesit serbë i kanë vizituar partitë politike opozitare serbe të veriut kjo ka ngjallur tensione.

Mbështetësit e Listës Serbe dhe ata të opozitës janë sharë e fyer verbalisht, ndërsa ka pasur edhe shtyrje mes vete.

Ata thanë para gazetarëve se kanë ardhur këtu për t’u solidarizuar me protestuesit, sepse gjendja e popullatës këtu është e njëjtë sikurse edhe e atyre në Serbi.

Tv Klan