Boshatisen spitalet, 7 pacientë që trajtohen për koronavirusin

24 orët e fundit rezulton se vetëm 3 persona të jenë infektuar me Covid-19 ndërsa për të 3 ditë radhazi lajmi i mirë është se nuk është shënuar asnjë viktimë.

Numri i testimeve gjithsesi vijon të jetë i lartë, Ministria raporton për 3027 teste të kryera por kjo shpjegohet dhe me domosdoshmërinë për kryerjen e tamponit për të udhëtuar jashtë vendit.

Në të gjithë vendin aktiv me Covid-19 rezultojnë vetëm 127 persona dhe të infektuarit rishtaz janë 2 nga Lezha dhe 1 nga Skrapari.

Shkodra vijon të jetë qyteti që ka dhe numrin më të lartë të personave aktiv me Covid-19, me 42 raste, më pas Tirana me 36 raste, ndërsa Fieri qyteti me numrin më të ulët vetëm 1. Vlora vijon të mos ketë asnjë rast të ri dhe asnjë të infektuar aktiv.

Edhe situata në spitale është shumë optimiste janë vetëm 7 qytetar të shtruar 3 prej të cilëve në terapi intensive.

Tv Klan