Një tjetër grup shqiptarësh është arrestuar në Itali.

Karabinierët në Pescara, kanë vënë në pranga 3 persona, nën akuzën e shpërndarjes së lëndëve narkotike.

Të arrestuarit janë Klejdi Abdyli, Armando Mamutllari, 31 – vjeç dhe Jurgen Sokoli, 20 – vjeç, të tre të papunë.

Gjatë kontrollit në banesë, atyre iu gjet dhe sekuestrua 1 kilogramë kokainë e pastër, si dhe 14 mijë euro ‘cash’./tvklan.al