Tre persona janë arrestuar nga policia në Memaliaj pasi u kapën duke transportuar lëndë narkotike të llojit kanabis. Në pranga ranë E.L. 30 vjeç, E.L. 24 vjeç dhe A.B. 39 vjeç.

Arrestimi i tyre u bë pasi në aksin rrugor Krahës-Memaliaj gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin me të cilin po udhëtonin, policia gjeti dhe sekuestroi 63.6 gram kanabis. Gjithashtu, gjatë kontrollit në një banesë në fshatin Zhulaj të Memaliajt, që dyshohet se e përdornin shtetasit E.L dhe E.L, policia sekuestroi 102 kilogramë kanabis.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve e kryer në bashkëpunim”.

/tvklan.al