3 të arrestuar në Muriqan, tentuan të trafikonin kanabis

Posta

3 të arrestuar në Muriqan, tentuan të trafikonin kanabis

09:47 14/10/2018

Tre persona janë arrestuar nga Policia Kufitare e Muriqanit në Shkodër, e cila goditi dy raste të trafikut të lëndëve narkotike kanabis sativa.

Në rastin e parë u arrestua 54-vjeçari Maliq Kruja, i cili në automjetin e tij tip Benz me targa DC 187 ZA kishte fshehur 23 kg kanabis. Ai u kap gjatë kontrolleve në dalje të Shqipërisë.

Në rastin e dytë, u arrestuan dy persona E.M. 31 vjeç dhe A.B. 26 vjeç, të cilët udhëtonin me autobusin e linjës Shqipëri-Gjermani. Në sediljen e tyre u gjet dhe u sekuestrua një sasi e vogël lënde narkotike.

Materialet iu referuan Prokurorisë për Krimet e Rënda Tiranë, në ngarkim të shtetasit Maliq Kruja, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, ndërsa në ngarkim të shtetasve E. M. dhe A. B. u referuan materialet Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

/tvklan.al


OTP
Reklama
Grupi
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
AZHBR
UKT
Grupi
UKT