Sulm me thikë në Vlorë, 3 të plagosur


Sulm me thikë në Vlorë, 3 të plagosur

21:03 06/10/2022

Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen Lef Sallata, pranë shkollës “24 Maji” në Vlorë ku si pasojë kanë mbetur të plagosur 3 persona.

Klan News raporton se Mexhit Arapi 40-vjeç dyshohet se ka plagosur me mjet prerës thikë shtetasit Ervis Sejko 35-vjeç dhe Kevin Nuredini 23 vjeç. Më pas autori ka tentuar të largohet, por është kapur nga shërbimet e Policisë menjëherë dhe është dërguar për ndihmë mjekësore pasi dyshohet se ka ngelur dhe i dëmtuar gjatë konflikti me 2 personat e tjerë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Po ashtu, edhe forcat policore ndodhen në vendgjarje dhe po hetojnë mbi shkaqet e ngjarjes./tvklan.al












Të ngjashme