3 persona mbetën të plagosur në një aksident të ndodhur këtë të enjte në fshatin Labinotë-Fushë, në Elbasan. Në aksident u përfshinë dy makina, njëra prej të cilave drejtohej nga një 25-vjeçar, i cili mbeti i lënduar së bashku me pasagjerin që ndodhej me të.

Ndërsa nga automjeti tjetër mbeti e plagosur një pasagjer. Fatmirësisht 3 të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën. Autoritetet policore thonë se po hetojnë për zbardhjen e shkakut të aksidentit./tvklan.al