Policia e Shtetit ka bërë publik tre emra të tjerë të shumëkërkuar për shkak të vrasjeve që kanë realizuar. Në listën e uniformave blu rezulton i dënuari me burg përjetë Sokrat Ruda.

Në datën 8 qershor 1995, në lagjen “Isa Boletini”, Vlorë, Ruda ka vrarë me armë zjarri për motive të dobëta xhelozie Z. D.

Sokrat Ruda është dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Një tjetër i dënuar me burg përjetë dhe i shpallur në kërkim është Jani Alia.

Në datën 1 Maj 2016, në një lokal në Tiranë, Jani Alia ka vrarë me armë zjarri shtetasin E. Ç. Jani Alia është dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Vrasja me paramendim”.

Së fundmi në listën e policisë është edhe i dënuari me burg përjetë Artur Kuliçi.

Në datën 6 Mars 2013, në një lokal nate në Tiranë, Kuliçi, pas një konflikti me disa persona të tjerë, ka qëlluar me armë zjarri duke rrezikuar jetën e disa personave dhe si pasojë ka mbetur e vrarë me armë zjarri një grua.

Artur Kuliçi është dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykatës e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” dhe “Armëmbajtja pa leje”./tvklan.al