Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar të hënën 260 persona të infektuar me koronavirus, pas testimit të 3,104 mostrave.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë regjistruar tri viktima me këtë virus.

“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Fushë-Kosovë 1 rast (61 vjeç), Gjakovë 1 rast (84 vjeç), Prizren 1 rast (68 vjeç)“, është thënë në njoftim.

Sipas IKSHPK-së, nga sëmundja COVID-19, që shkakton koronavirusi, të hënën janë shëruar 190 persona, derisa raste aktive janë 6,706.

Prej 13 marsit, kur janë regjistruar rastet e para me koronavirus në Kosovë, autoritetet shëndetësore në këtë shtet kanë regjistruar 66,640 persona të infektuar me këtë virus. Prej tyre, 1,575 pacientë kanë vdekur. /REL