Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar tre raste të vdekjes me COVID-19 në Kosovë.

Sipas këtij instituti, brenda 24 orëve të fundit po ashtu janë regjistruar edhe 426 raste të reja me koronavirus.

“Brenda 24 orëve janë raportuar 3 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Malishevë 1 rast (81 vjeç), Prishtinë 1 rast (59 vjeç), Prizren 1 rast (78 vjeç)”.

“Numri total i rasteve pozitive është 68.777 raste nga 303.652 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.595 raste të vdekjes”.

“Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 205 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 59.643 raste, kurse numri i rasteve aktive është 7.539”.

“Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 172 raste, Pejë 36 raste, Gjakovë 32 raste, Ferizaj 27 raste, Gjilan 26 raste, Mitrovicë 20 raste, Fushë-Kosovë 13 raste, Prizren 13 raste, Lipjan 9 raste, Rahovec 9 raste, Deçan 8 raste, Podujevë 8 raste, Vushtrri 8 raste, Kamenicë 6 raste, Shtime 6 raste, Viti 6 raste, Drenas 5 raste, Istog 5 raste, Graçanicë 3 raste, Kaçanik 3 raste, Obiliq 3 raste, Klinë 2 raste, Skenderaj 2 raste dhe me nga një rast komunat Dragash, Junik, Malishevë dhe Suharekë”/klankosova