Bie në afro 5 mijë numri i rasteve aktive

Mbeten të ulëta shifrat e infektimeve me koronavirus në vendin tonë. Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se nga 1862 testime kanë rezultuar vetëm 37 raste pozitive, ose thënë ndryshe afro 2 për e gjithë testeve të kryera.

Harta e përhapjes së virusit në këtë 24-orësh është reduktuar në vetëm në 12 bashki, ku Tirana kryeson me 9 raste të reja, e ndjekur nga Korça me me 8 dhe Vlora dhe Shkodra me nga 4 raste.

Por ndërsa infektimet vijojnë të bien, numri i viktimave mbet ende i lartë në raport me numrin e të shtruarve në spitale. Autoritetet shëndetësore raportuan se 1 qytetar nga Elbasani, 1 nga Cërriku dhe 1 nga Fieri, të moshave 51-84 vjeç nuk e fituan dot betejën me virusin duke e çuar në 2,432 numrin total të viktimave në vendin tonë.

Aktualisht në spitalet Covid po trajtohen 85 pacientë nga të cilët 10 pacientë janë në terapi intensive, ndërsa për të tretën ditë radhazi nuk raportohen pacientë në intubim.

Lajmi tjetër i mirë është edhe se në 24 orët e fundit janë shëruar 1,231 qytetarë, ndërsa numri i rasteve aktive pas shumë muajsh ka zbritur në afro 5 mijë.

Tv Klan