Në Greqi ka shkuar në tre numri i viktimave që kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit.

Sipas mediave greke, viktimat janë një 92-vjeçar që u diagnostikua me virusin COVID-19 më datë 11 Mars dhe një 67-vjeçar nga ishulli i Zakyntho.

Po kështu, dy të afërm të 92-vjeçarit janë shtruar në spital pasi kanë rezultuar bartës së koronavirusit.

Disa ditë më parë, në Greqi humbi jetën edhe një 66-vjeçar si pasojë e virusit COVID-19.

Sipas të dhënave zyrtare nga autoritetet shëndetësore, në Greqi janë 190 persona të infektuar . Brenda një dite janë shënuar 73 raste të reja. Në spital janë të shtruar 47 pacientë, pesë prej të cilëve janë të sëmurë rëndë. Ndërsa pjesa tjetër ndodhen të vetëizoluar në shtëpi. /tvklan.al