Tre persona kanë vdekur pasi janë goditur nga orteku i borës në Val Senales në veri të Italisë. Viktimat janë një grua 25-vjeçare, vajza e saj 7-vjeçare dhe një fëmijë tjetër.

Ky i fundit u dërgua në spital me helikopter pasi kishte ende shenja jete kur u gjet, por ndërroi jetë në sallën e operacionit. Tragjedia ndodhi në resortin e skive.

Mediat italiane shkruajnë se viktimat janë turistë gjermanë. Orteku me gjerësi 150 metra dhe gjatësi rreth 500 metra goditi një grup skiatorësh, duke lënë të vdekur 3 persona dhe disa të plagosur.

Në vendngjarje shkuan ekipet e emergjencës për t’u dhënë ndihmën e parë të plagosurve. Ata u dërguan me helikopter në spital për të marrë trajtim mjekësor. /tvklan.al