Të paktën tre protestues humbën jetën gjatë protestave kundër qeverisë së Presidentit Nikolas Maduro në Venezuelë, duke e çuar në 8 bilancin e viktimave përgjatë një muaji.

Një adoleshent në kryeqytetin Caracas dhe një grua në San Cristobal, pranë kufirit kolumbian, u qëlluan për vdekje nga forcat e sigurisë. Ndërsa një roje kombëtare u vra në jug të kryeqytetit.

Megjithëse ka rezervat më të mëdha të naftës në botë, Venezuela prej vitesh vuan nga inflacioni i lartë dhe krimi i shfrenuar. Protestat që kanë përfshirë të gjthë vendin prej një muaji, janë më të mëdhatë në tre vite. Protestuesit kërkojnë që Presidenti Maduro të negociojë me opozitën dhe për të gjetur një mënyrë për lehtësimin e krizës ekonomike që ka përfshirë vendin.

Sipas FMN-së inflacioni pritet të arrijë në 700% këtë vit. Zgjedhjet e ardhshme janë vendosur të mbahen në fund të vitit 2018, por për opozitën qeveria ka rënë tashmë. /tvklan.al