3 viktima për një gardh

3 viktima për një gardh

15:33 01/10/2019

55-vjeçari vret vëllain dhe nipin, më pas vret edhe veten

Sherri për një gardh mes dy vëllezërve ka përfunduar me tre viktima në fshatin Xibër të Klosit. Ngjarja tragjike ndodhi në rreth orës 14:25 të së martës.

Ishte 55-vjeçari Sali Dakuçi që ka qëlluar me pistoletë vëllain e tij Kujtimin 2 vjet më të vogël dhe djalin e këtij të fundit, Flogert Dakuçi 19 vjeç. Pak minuta pas ngjarjes, autori ka qëlluar veten në banesë duke humbur jetën.

Burime të policisë thanë se shkak i krimit kanë qenë përplasjet e vazhdueshme për çështje pronësie mes dy vëllezërve. Ata kishin ndërtuar shtëpitë pranë njëri tjetrit, por gardhi që ndante oborret ka qenë shpesh mollë sherri.

Policia thotë se këtë të martë vëllezërit Dakuçi janë konfliktuar fillimisht fizikisht. Në një moment ka ndërhyrë edhe nipi i autorit për të ndarë sherrin, por 55-vjeçari ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar mbi familjarët e tij.

Këta u transportuan me një automjet privat drejt spitalit të Burrelit, por për shkak të plagëve të marra, 52-vjeçari Kujtim Dakuçi ndërroi jetë gjatë rrugës ndërsa i biri 19-vjeçar në qendrën spitalore të Klosit.

Tv Klan




UKT
Grupi
LAJMET

Të ngjashme


UKT
Grupi