3 persona janë vrarë dhe disa të tjerë u plagosën nga të shtënat e armëve pasditen e së Martës në qytetin suedez Uppsala.
Ngjarja e rëndë sipas policisë ndodhi në një dyqan berberësh pranë sheshit të këtij qyteti universitar.
Autori u largua nga i vendi i ngjarjes me anë të një skuteri, teksa Policia thotë se ka nisur një operacion të gjerë për ta arrestuar. Incidenti u shënua para nisjes së Festivalit të Pranverës të këtij qyteti, që mbledh shumë njerëz.
Tv Klan