Situata në Berdicë të qarkut Shkodër nuk paraqitet aspak e mirë. Kjo për shkak të flakëve të zjarrit që kanë nisur të përhapen në një banesë, ndërkohë që të tjera rrezikohen në lagjen Masmalaj.

Në qarkun e Shkodrës janë aktive 3 vatra zjarri, konkretisht në Bardhaj, në Berdicë dhe në Velipojë. Në fshatin Bardhaj një vatër masive zjarri e cila po përhapet me shpejtësi.

Ndërkohë që është shfaqur edhe një vatër tjetër në Velipojë pranë rezervatit./tvklan.al