Humbin jetën 3 persona, 20 në terapi intensive

Një tjetër shifër rekord është shënuar me rastet e prekura nga Covid-19 në vendin tonë. Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 141 infektime të tjera nga 625 testime të kryera.

“51 raste në Tiranë, nga 14 raste Shkodër, Krujë, 12 në Lezhë, 9 në Vlorë, 7 në Durrës, 5 në Lushnje, nga 4 raste në Kurbin, Elbasan, Klos, nga 3 raste Korçë, Divjakë, nga 2 raste, Kavajë, Berat, Kamëz, Gramsh, nga 1 rast në Kukës, Vau i Dejës, Selenicë.”

Tre qytetarë nuk e fituan dot betejën me virusin, duke e çuar në 208 numrin e viktimave nga fillimi i pandemisë.

“Fatkeqësisht, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen në dy spitalet Covid, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, një 65 vjeçar nga Elbasani dhe dy qytetarë nga Tirana, një 66 vjeçar dhe një 76 vjeçare. I shprehim ngushëllimet familjarëve.”

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 72 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 3552. Aktualisht ne Spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 116 pacientë të konfirmuar pozitivë me Covid-19, 20 pacientë janë në terapi intensive, 4 prej të cilëve të intubuar.

Tv Klan