174 pacientë po trajtohen në dy spitalet Covid

Një mjek dhe tre pacientë të shtruar në spital kanë humbur jetën për shkak të Covid-19. Mjeku 61-vjeçar, Sefer Dervishi me disa sëmundje bashkëshoqëruese kishte dy javë i shtruar për Covid në terapi intensive në spitalin “Shefqet Ndroqi” njoftoi Ministria e Shëndetësisë. Që prej fillimit të kësaj pandemie numri i viktimave ka arritur në 344. Pavarësisht jetëve të humbura ekspertët e shëndetësisë thonë se situata në spitale është e qëndrueshme.

“Situata në spitale vijon të jetë e qëndrueshme. Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 174 pacientë, 16 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar”.

Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, e kanë humbur betejën me Covid-19 një 57-vjeçar nga Lushnja dhe një 74-vjeçar dhe një 83-vjeçar nga Tirana.

Mes 824 të dyshuarve për Covid në të gjithë vendin vetëm 144 persona kanë rezultuar pozitiv.

“55 raste në Tiranë, 15 në Fier, 10 në Elbasan, 9 në Vlorë, nga 7 raste në Durrës, Kurbin, Divjakë, Gramsh, 6 në Korçë, 5 në Lushnje, nga 3 raste në Shkodër, Pogradec, Delvinë, nga 2 raste në Krujë, Përmet, nga 1 rast në Kavajë, Berat, Gjirokastër”.

Në 24 orët e fundit janë 65 qytetarë janë shëruar duke e çuar në 6733 totalin e atyre që ja kanë dalë ta mundin Covid-19.

Tv Klan