Rriten sërish numrat e infektimeve

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë raportuar edhe 3 viktima si pasojë e virusit Covid dhe 158 raste të reja.

Autoritetet thanë se ka pasur një rritje të shifrave të të prekurve. Në Kosovë numërohen deri tani 2198 viktima që nga nisja e pandemisë.

Aktualisht janë mbi 7 mijë e 100 raste aktive.

Tv Klan