Ministria e Shëndetësisë ka informuar për situatën në 24 orët e fundit.

Janë kryer 2052 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid-19, 776 qytetarë, në këto bashki: 247 në Tiranë, nga 42 qytetarë në Durrës, Lushnje, 36 në Vlorë, 35 në Fier, 22 në Sarandë, nga 20 qytetarë në Kamëz, Elbasan, 18 në Devoll, nga 17 qytetarë në Lezhë, Krujë, Tepelenë, 16 në Kavajë, 15 në Pogradec, 12 në Shkodër, nga 11 qytetarë në Divjakë, Mallakastër, nga 10 qytetarë në Vorë, Korçë, Prrenjas, 9 në Gramsh, nga 8 qytetarë në Malësi e Madhe, Kurbin, Dibër, Gjirokastër, Maliq, Dimal, Kuçovë, Skrapar, nga 7 qytetarë në Mirditë, Selenicë, Himarë, nga 5 qytetarë në Roskovec, Patos, Berat, nga 4 qytetarë në Mat, Poliçan, Peqin, nga 3 qytetarë në Shijak, Bulqizë, Delvinë, Përmet, nga 2 qytetarë në Kukës, Tropojë, Rrogozhinë, Libohovë, Këlcyrë, Librazhd, nga 1 qytetar në Pukë, Has, Cerrik.  

Në 24 orët e fundit ka tre humbje jete me Sars-Cov2: një qytetar nga Korça 49 vjeç, një qytetar nga Kuçova 74 vjeç, një qytetare nga Librazhdi 75 vjeçe.

Në gjithë vendin janë 7,596 qytetarë aktivë me Covid-19. Aktualisht në spitalin Covid 3 po marrin trajtim 32 pacientë.

Janë shëruar 883 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 304,187 që nga fillimi i epidemisë./tvklan.al