288 raste të reja me koronavirus janë konfirmuar këtë të hënë në Shqipëri. Tirana është bashkia me numrin më të lartë të raste.

“Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 147 raste në Tiranë, 16 në Fier, 14 në Krujë, Gjirokastër, 13 në Durrës, 11 në Kavajë, 10 në Lushnje, Gramsh, Kuçovë, 8 në Peqin, 7 në Elbasan, 4 në Shkodër, Kurbin, 3 në Tepelenë, 2 në Vlorë, Tropojë, Kamëz, Pogradec, Divjakë, 1 në Lezhë, Mirditë, Rrogozhinë, Berat, Dibër, Memaliaj, Skrapar”.

Numri i të shtruarve në spitale ka shkuar në 280, 14 në terapi intensive nga të cilët 9 pacientë janë të intubuar.

Gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 3 persona.

“Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, një 50-vjeçar nga Lezha, një 56-vjeçare nga Tirana, një 88-vjeçar nga Tropoja. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve”.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se gjatë orëve të fundit janë kryer 1304 testime.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 51 qytetarë duke e çuar numrin e të shëruarve në 10 705.

Numri total i rasteve me Covid që prej nisjes së epidemisë në vend ka shkuar në 19 445./tvklan.al