E gjithë Europa është mbuluar nga dëbora dhe temperaturat e ulëta që ka sjellë acari siberian.

Temperatura deri në -10 gradë janë regjistruar në pjesën lindore të kontinentit dhe në Ballkan. Ndërsa në veri-lindje, termometri shënoi deri mbi -20 gradë Celsius. Veriu i Austrisë u mbulua nga më shumë se 1 metër dëborë.

Greqia e përfshirë prej javësh nga stuhitë e ngricat, numëron aktualisht të paktën 3 viktima si pasojë e motit. Pas stuhisë Sofia, vendi është përfshirë nga stuhia Tilemakos, që ka sjellë erëra të forta dhe reshje dëbore. Italia gjithashtu është mbërthyer nga vorbulla polare. Transporti për mjetet e rënda është ndaluar, në disa rajone pritet edhe mbyllja e shkollave.

Acari siberian ka pushtuar thuajse të gjithë kontinentin, por në Rusi ndonëse temperaturat në vendet më të ftohta janë në të frikshme deri në -47 gradë Celcius, këta turistë kanë sfiduar të ftohtin dhe kanë organizuar maratonën e dëborës.

Tv Klan