3 viktima nga moti i keq në Itali

3 viktima nga moti i keq në Itali

11:46 28/07/2019

Skandinavia kthehet në zonë tropikale

Të paktën 3 persona kanë humbur jetën si pasojë e motit të keq që ka përfshirë Italinë.  Një grua mbeti e vrarë si pasojë e rrymave të ajrit në komunën e Fiumiçinos në Romë. Era e fuqishme ngriti makinën e saj tip Smart dhe e hodhi disa metra tej. Një 72-vjeçar u gjet i pajetë, si pasojë e përmbytjeve që përfshinë Arecon dhe disa komuna të tjera në veri të Italisë. Ndërsa viktima e tretë është një atlete norvegjeze, e cila u godit nga rrufeja në malet e Alto Adixhes, pranë kufirit me Austrinë.

Teksa shirat dhe përmbytjet kanë përfshirë Italinë, veriu i Europës Skandinavia, është kthyer për një ditë në një zonë tropikale. Në Norvegji është regjistruar temperatura rekord, 35.6 gradë Celcius.

Po ashtu edhe në Suedi ku termometri shënoi 34.8 gradë. Autoritetet vendase kanë shpallur gjendjen e emergjencës, duke këshilluar qytetarët të jenë të kujdesshëm.

Tv Klan

Të ngjashme
UKT