Dënohet me 3 vite burg Michael Cohen, ish-avokati i Presidentit amerikan Donald Trump.

Dënimi u dha nga gjykata e New York e shpalli atë fajtor për akuzën e mashtrimit të Kongresit për çështjen e hetimit për  ndërhyrjen ruse në zgjedhjet presidenciale amerikane.

Cohen pranoi pak muaj më parë se kishte gënjyer në dëshminë e tij për një marrëveshje pronash që Trump kishte nënshkruar në Rusi gjatë fushatës së vitit 2016.

Po ashtu Cohen u dënua edhe për evazion fiskal dhe disa akuza për mashtrime ndaj bankave, që nuk kanë lidhje me Presidentin.

Cohen është i pari pjesëtar i rrethit të ngushtë të ish-stafit të fushatës presidenciale të Donald Trimpit që dënohet.

Tv Klan