Opinionisti Elton Saraseli thotë se nuk mund të qëndrojë i lidhur gjatë me një partnere. Këtë deklaratë që ai dha në “Shije Shtëpie” në Tv Klan e shpjegon me konceptin e monotonisë. Saraseli e percepton veten si një person që nuk e duron monotoninë dhe për këtë arsye ka ndërruar shpesh punë, biznese dhe partnere.

Elton Saraseli: Unë si tip nuk qëndroj dot në një vend. Madje edhe punët, kam pasur shumë punë të mira para se të hapja aktivitetet e mia, i kam ndërruar vetëm për këtë arsye. Nuk e duroja dot punëdhënësin tim, kolegët e mi nuk i shikoja dot.

Katerina Trungu: Sa zgjat afati?

Elton Saraseli: Maksimumi 2-3 vjet. E ndërroja sepse më kapte një stres, domethënë ta shikoje një njeri mëngjes për mëngjes, ditë për ditë.

Ermelinda Ndoja: Vetëm te puna kështu Elton besoj?

Elton Saraseli: Flas edhe te puna, edhe te gjëra të tjera, madje kam ndërruar edhe biznese të ndryshme për arsye të monotonisë.

Almeida Xhaferi: Po thuaji të gjitha gjërat je që je.

Elton Saraseli: Edhe partneret madje për këtë arsye kam vendosur t’i ndërroj shpesh.

Katerina Trungu: Po si do ia bësh mo Elton?

Elton Saraseli: Derisa të vejë një moshë që mund të mbaj një për pleqëri dhe mbaron.

Katerina Trungu: E tmerrshme! Të shkretat ato që do jenë në të ardhmen, e kanë përgatitur veten të gjitha që 3 vjet maksimumi zgjaska.

Elton Saraselli: Përpos shakasë, mendoj unë, kjo është gjë individuale por të kesh një person gjatë gjithë kohës, herë pas here, vetvetiu vjen një moment që thua okej, s’ke çfarë t’i japësh.

Katerina Trungu: Jo more ke, pse s’ke, jeta është shumë e bukur, madje kur kalojnë ca vite…

Elton Saraselli: Flas në marrëdhëniet çift, kur fillojnë ato grindjet, sherret, lindin edhe tradhtirat, puna e monotonisë hap shumë degë, shumë diskutim, shumë vatra diskutimi./tvklan.al