Andrea Çela, banor i Mollasit në Cërrik, denoncon në “Stop” se prej vitesh ALUIZNI Elbasan i mban peng dosjen e pronës. Dikur ka punuar rrobaqepës, gjë që i dha mundësinë të privatizojë godinën. Në kohën e kaosit, godinës i bëri një shtesë dhe tani endet zyrave për legalizimin.

Gazetarja takoi përgjegjësin e ALUIZNI-t Elbasan, Andrea Begu, i cili tha se dosja e Çelës është në shqyrtim, por ai duhet të bëjë më parë një deklaratë prishjeje të objektit ekzistues, më pas do të pajiset me lejen e legalizimit.

Historia fillon nga viti 1991 dhe deri më sot. Bëhet fjalë për vitin ’91 kur godina ka qenë një ish-rrobaqepësi.

“Quhem Andrea Çela, banor i fshatit Mollas. I jam drejtuar emisionit “Stop” për një problem me drejtorinë e ALUIZNI-t Elbasan. Duke qenë rrobaqepës në fshatin Mollas me vite, kam filluar punë në vitin 1977. Nga kjo godinë që trashëgova nga kooperativa, e kam paguar me numër mandati, vendim nr.7 me datë 11.09.’96. 

Kontrata e shitjes është bërë në prani të punonjësve të komunës. 

Certifikata e objektit më ka dalë në datën 1 Shkurt 2002″.

Denoncuesi disponon edhe një vërtetim, që tregon se kjo pronë është e tij në të cilën shkruhen edhe kufizuesit ku thuhet se në perëndim të objektit rezulton shesh i lirë.

Dhe duke qenë se perëndimi rezultonte shesh i lirë, atëherë Andrea Çela ndërton një dhomë në katin e dytë. Më pas bën një aplikim te ALUIZNI i qytetit të Elbasanit.

Pas aplikimit të bërë vjen dhe përgjigja nga Srejtoria e Qarkut Elbasan e publikuar në një gazetë, ku në 580 emrat që marrin lejen e legalizimit në Elbasan, figuron edhe emri i Andrea Shyqyri Çela.

Nga ajo kohë deri më sot, për objektin në fjalë nuk rezulton leje legalizimi.

Për rastin e Andrea Çelës, “Stop” i është drejtuar ALUIZNI-t Elbasan ku kërkohet informacion nga përgjegjësi i sektorit të ALUIZNI-t Elbasan, Andrea Begu:

“Unë si përgjegjës

sektori e kam shqyrtuar dosjen, zotëria ka një VKM të miratuar në vitin 2015. Në momentin që flasim dosja është në shqyrtim, është shqyrtuar nga ana e specialistëve. 

Zotërisë i është kërkuar një deklaratë prishjeje të objektit ekzistues në mënyrë që objekti të trajtohet konform procedurave të legalizimit në mënyrë të plotë dy kat social-ekonomik siç ka gjendjen faktike edhe sot. 

Është i lutur zotëria të na sjellë deklaratën në mënyrë që të konkludojmë edhe procedurat e mëtejshmë të legalizimit”,

tha Begu

./tvklan.al