Astronomët kanë gjetur yjet e kaftë xhuxhë më të shpejtë në univers, të cilët po rrotullohen me një shpejtësi të tillë sa rrezikojnë të shkatërrojnë njëri-tjetrin.

Një xhuxh kaf, i njohur ndryshe si “ylli i dështuar”, formohet kur yjet nuk mund të mbledhin mjaftueshëm masë për të shkaktuar reaksione bërthamore, që do të konvertonte bërthamën e tyre nga hidrogjen në helium.

“Mesa duket kemi arritur të shohim limitin e shpejtësisë të rrotullimit të xhuxhëve kafë. Pavarësisht kërkimeve të shumta, deri më sot nuk kemi gjetur një të tillë që të rrotullohet me këtë shpejtësi. Në fakt rrotullime më të shpejta do të çonin në shkatërrimin e vetë këtij ylli”, tha Megan Tannock, nga Western University, e cila bëri zbulimin në fjalë.

Këto 3 objekte qiellore (të emëruar shkencërisht si 2MASS J04070752+1546457, 2MASS J12195156+3128497, dhe 2MASSJ03480772−6022270) po lëvizin me një shpejtësi mbresëlënëse prej 350,000 kilometrash në orë.

Kjo është 10 herë më shpejt se normalja, në një kohë kur zakonisht një xhuxhi i duhen 10 orë për t’u rrotulluar në akset e tij, dhe 30 përqind më shpejt sesa shpejtësi e rrotullimit e regjistruar deri më tani./tvklan.al