Gjykata Themelore në Prishtinë caktuar masën e arrestit shtëpiak për 30 ditë ndaj kreut të Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, nën dyshimin se ka keqpërdorur buxhetin e FFK-së.

Ademi dyshohet se ka kryer veprat penale “Keqpërdorim i besimit” dhe “Shmangie nga tatimi”, duke keqpërdorur buxhetin e FFK-së.

Ademi u ndalua 2 ditë më parë, nën dyshimin për kryerjen e këtyre veprave penale. Ai u zgjodh në krye të FFK-së në korrik të vitit 2018./tvklan.al