Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur masën e sigurisë 30 ditë paraburgim për 60-vjeçarin italian që u kap dy ditë më parë me 6 kg marijuanë në Portin e Durrësit.

Piero Mormina udhëtonte me makinën e tij në dalje të Shqipërisë. Gjatë kontrollit në Portin e Durrësit, atij iu gjet lënda narkotike e fshehur në pjesën e poshtme të prapakolpit të automjetit tip Fiat.

Dyshohet se marijuana do të transportohej nga vendi ynë drejt Italisë, pikërisht nga 60-vjeçari Piero Mormina. /

tvklan.al