Janë zbuluar 30 kometa në një sistem tjetër planetar, që është në formim. Bëhet fjalë për Beta Pictoris dhe sipas shkencëtarëve janë shumë të ngjashme me ato të sistemit tonë diellor, të krijuara nga një sërë përplasjesh dhe thyerjesh.

Sipas një artikulli të publikuar në revistën Scientific Reports ky kërkim hedh dritë mbi origjinën dhe evolucionin e kometave, por edhe impaktit të tyre në karakteristikat e planetëve, nga momenti që një pjesë e ujit në tokë ka mbërritur ndoshta nga trupa qiellorë.

Për gjetjen e tyre, teleskopi Tess i NASA-s ka vrojtuar për rreth 156 ditë, gjatë të cilave janë identifikuar 30, të cilat kanë edhe bërthama që variojnë nga 3-14 km, duke konfirmuar edhe ngjashmërinë me ato që udhëtojnë pranë nesh.

Klan News