Presidenti i vendit, Ilir Meta, në një intervistë për televizionin italian “RAI News 24”, i pyetur lidhur me vendimin për dërgimin e 30 mjekëve dhe infermierëve në Itali, u shpreh se nuk është një gjest i thjeshtë solidariteti, por është një demonstrim mirënjohjeje gjithashtu.

Bungiorno Italia! Ce la faremo! Andra tutto bene! Ky mision humanitar është një demonstrim solidariteti i popullit shqiptar dhe i institucioneve shqiptare për Italinë dhe për popullin italian. Nuk është një gjest i thjeshtë solidariteti, por është një demonstrim mirënjohjeje gjithashtu, që populli shqiptar ka për çdo gjë që Italia dhe populli italian kanë bërë historikisht, duke na ndihmuar në momentet më të vështira të vendit, të kombit tonë dhe të popullit tonë. Është një marrëdhënie historike që daton prej shekujsh, qyshkur shumë arbëresh u detyruan të largohen nga Shqipëria për shkak të Perandorisë Otomane dhe u mirëpritën në Itali”.

Presidenti Meta thotë se përballimi dhe dalja nga kjo situatë e rëndë e krtijuiar nga koronavirusi është një sfidë e përbashkët mes dy shteteve pasi sipas tij është një kërcënim i njëjëtë.

“Duke marrë në konsideratë, jo vetëm të gjithë komunitetin shqiptar, e kam fjalën për atë arbëresh, që jeton në Itali, por edhe për komunitetin e ri të shqiptarëve të cilët erdhën në Itali gjatë tre dekadave të fundit”.

Për Presidentin Meta, Italia duhet t’ia dalë mbanë sa më shpejt të jetë e mundur dhe kjo është një betejë e përbashkët për të gjithë, dhe se ky ishte dhe mesazhi kryesor i ekipit prej 30 mjekësh dhe infermierësh, që u dërguar në zonën më të prekur nga pandemia në veri të Italisë për të asistuar. /tvklan.al